Sanatoria 2020. Shtyhet deri më 15 gusht afati për paraqitjen e kërkesave - Shqiptari i Italisë

Të jetosh në Itali
Këshilli i Ministriave i 15 qershorit vendosi të zgjasë me një muaj kohën e vlefshme për paraqitjen e kërkesave të legalizimit dhe për lejeqëndrim të përkohshëm

 

 

Roma, 17 qershor 2020 – Kërkesat për legalizimin e të huajve mund të paraqiten deri më 15 gusht 2020. Kështu ka vendosur Qeveria në mbledhjen e të hënës, 15 qershor, gjatë një mbledhjeje në të cilën u aprovuan edhe masa të tjera urgjente lidhur me mbrojtjen sociale të punonjësve dhe u zgjat afati për paraqitjen e kërkesave për Bonusin e Emergjencës (Reddito di emergenza).

Kështu, deri më 15 gusht do të mund të paraqiten qoftë kërkesat online të punëdhënësve për legalizimin e marrëdhënieve të punës, qoftë kërkesat pranë zyrave të postës nga anë e qytetarëve të huaj me lejeqëndrim të skaduar për t’u pajisur me një lejeqëndrim të përkohshëm.

 

Për më shumë informacione shko në: 
Speciale sanatoria 2020 - Legalizimi i të huajve të parregullt
Shqiptari i Italisë
(Ndiqni Shqiptariiitalise.com edhe në Facebook dhe Twitter)